×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Mbi 13 mijë mërgimtarë u përgjigjën në thirrjet e KQZ-së, janë edhe 134 mijë e-maile të pahapura

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 14:42

    Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar se rreth 13 mijë kosovarë jashtë vendit, janë përgjigjur në thirrjen telefonike për regjistrim në procesin e votimit.


    Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka njoftuar se në total kanë aplikuar 15.672 persona, ndërsa 2460 nuk i janë përgjigjur thirrjes telefonike.

    “Aktualisht rreth orës 18:00 janë rreth 134 mijë e 138 e-maila të pahapura që mendojmë të procesohen ditëve në vazhdim. Kemi rritur kapacitetet me staf. Në objektin ku po zhvillohet shërbimi votues po bëhet verifikimi. Në Qendrën e numërimit dhe rezultateve kemi shtuar kapacitetet për të bërë procesimin e të dhënave” kanë thënë nga Sekretariati.

    Tutje, është bërë e ditur se aktualisht janë 200 zyrtarë në KQZ që po merren me pranimin e e-maileve nga mërgimtarët për votim. KQZ-ja ka përmendur se ndoshta duhet shtuar numrin e stafit, edhe gjatë ndërrimit të natës.

    “Janë 15 njësi që hapin e-mailiat, duhet ndoshta të shtohen kapacitete në hapjen e e-mailave dhe procesim të të dhënave edhe në ndërrimin e tretë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!