×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Menduh Abazi: PDK ka në platformën e saj programore e politike masa të qarta, konkrete dhe të zbatueshme

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 11:35

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Menduh Abazi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës në platformën e saj programore e politike ka paraparë masa të qarta, konkrete dhe të zbatueshme.


    Sipas Abazit, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenia sociale do të jenë elemente kyçe në këtë mandat.

    Ai po ashtu ka thënë se do të rriten ndihmat sociale për të gjitha kategoritë që janë përfitues të ndihmës sociale dhe se do të rriten pensionet për të gjitha kategoritë përfituese.

    Postimi i plotë:

    Për mandatin qeverisës 2021 – 2025, Partia Demokratike e Kosovës në platformën e saj programore e politike ka paraparë masa të qarta, konkrete dhe të zbatueshme.
    Zhvillimi i qëndrueshem ekonomik dhe mirëqenia sociale do të jenë elemente kyçe në këtë mandat.

    Do të rriten ndihmat sociale për të gjitha kategoritë që janë përfitues të ndihmës sociale. Do t’i rrisim pensionet për të gjitha kategoritë përfituese. Do ta rregullojmë tërë infrastrukturën ligjore të pensioneve, duke ju mundësuar qytetarëve të marrin më shumë se një pension, kur i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

    Bashkohuni me ne!
    #PDK
    #Rimëkëmbje
    #HoxhajKryeministër
    #MenduhAbazi38

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!