×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Në çastet e fundit, edhe Vetëvendosje dorëzon ankesë në PZAP për moscertifikim

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 21:07

    Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me mocertifikimin e listës së kandidatëve për deputetë, ka bërë të ditur për KOHËN, zyrtari i PZAP-së, Mul Desku.


    “Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesë për shkak te moscertifikimit të listës se kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja”, thuhet në njoftimin e tij.

    PZAP-ja ka njoftuar se afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të tyre në PZAP.

    Për pak çaste pritet të mbyllet afati për paraqitje të ankesave në PZAP, meqë bëhen 24 orë nga vendimi i KQZ-së për moscertifikim të listave të subjekteve.

    Më herët, ankesa në PZAP kanë paraqitur edhe AAK-ja, Nisma dhe disa parti të minoriteteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!