×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses, organi i KQZ-së rekomandon që Kurtit dhe të tjerëve t’u lejohet kandidimi në zgjedhje

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 14:48

    Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve ka konstatuar se partitë politike dhe kandidatët e tyre i plotësojnë kushtet për Certifikim, shkruan Reporteri.net.


    Drejtori i kësaj Zyre ka thënë se për ZRP-në të gjithë kandidatët i kanë plotësuar kushtet, por paqartësia  sipas tyre është tek pika q, për të cilën kanë thënë se nuk e kanë të qartë.

    “Kemi marrë rekomandim nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve.  I kemi rekomanduar certifikimin e tyre. Kemi kërku shkresa dhe arsye të ndryshme për të na ndihmuar në vendimmarrje. Zyra iu rekomandon ta certitikoni listën ashtu siç është. Kjo nuk është hera e parë që një institucion tjetër largon kandidatë. Ne iu kemi ofru mundësinë secilit subjekt që ti zëvendësojnë kandidatët, disa e kanë ba disa jo.

    Siç e shihni është për Zyrën të gjithë i kanë plotësu kushtet, por paqartësia është te pika Q që nuk e kemi të qartë”, u shpreh ai.

    Ndërkohë, kryetarja e KQZ, Valdete Daka ka thënë se ky rekomandim e bën edhe më të paqartë këtë proces.

    “Unë e kam para vetes një rekomandim i cili në fakt nuk na shpjegon se a i përmbushin këta kandidatë kriteret apo jo. Ne kemi një rekomandim i cili nuk na thotë kurgjo. Prakitikisht thotë që të certifikohen të gjithë kandidatët, edhe ata të cilët i kanë zëvendësuar”, ka thënë ajo.  /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!