×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Nënkryetari i PDK-së: Jemi të hapur për koalicion me Vetëvendosjen, nëse reflektojnë

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 9:16

    Shaqir Totaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës tha se PDK-ja është e hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.


    Ai theksoi se përveç interesit të përgjithshëm rëndësi shumë të madhe ka dhe interesi i vetë PDK-së.

    “Para se në të bashkëpunojmë më Lëvizjen Vetëvendosje ata duhet të reflektojnë, duhet të largohen nga një qasje që ata tanimë e kanë bërë tradicionale e cila bazohet kryesisht vetëm në akuza dhe jo në diçka konstruktive apo pozitive për të ardhmen e vendit,” – tha nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Ndër të tjera sipas Totaj reagimi i LVV-së pas vendimit të PZAP-së për moscertifikim të kandidatëve ishte një veprim që pritej pasi sipas tij kjo parti nuk i zbaton ligjet.

    “Aty ku ju leverdis i respektojnë ligjet (LVV) dhe institucionet janë në rregull, aty ku nuk ju leverdis atëherë këmbngulin në një vendim që do iu leverdiste atyre, prandaj është një qasje që po e dëmton skenën politike kosovare,” – u shpreh ai.

    Sa i takon marrëdhënies së PDK-së dhe Nismës, Shaqir Totaj tha se nuk ka asnjë tension midis tyre dhe fakti që partia ku ai është anëtar nuk është e gatshme për koalicione nuk do të thotë që ka probleme mes PDK-së dhe Nismës.

    Akuzat e Vetëvendosjes se PDK-ja është përgjegjëse për ngjarjet aktuale në Kosovë, si dhe largimin e të rinjve apo korrupsionin, Totaj i cilësoi si të pabaza.

    Sipas tij këto fenomene janë të zakonshme për shoqëritë e reja, aq më tepër Kosova e cila nuk ka shumë vite që dalë nga lufta, por kurrsesi nuk janë përgjegjësi që mund t’i ngarkohen vetëm një partie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!