×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Nëse Kurti nuk garon, votuesit e VV-së preferojnë që listës t’i prijë Glauk Konufca e jo Vjosa Osmani

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 21:54

    Në rast se Albin Kurtit nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit, votuesit e Vetëvendosjes preferojnë që listës t’i prijë Glauk KOnjufca e jo Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.


    Në një sondazh të realizuar nga PiPOS e publikuar në Klan Kosova ata që janë deklaruar si vot8ues të Vetëvendosjes janë pyetur: Kush duhet ta udhëheq listën e VV-së?

    Këto janë rezultatet në këtë pyetje:
    Glauk Konjufca 48.10%
    Vjosa Osmani 30.70%
    Arben Vitia 10.60%
    Arbërie Nagavci 1.50%

    Kujtojmë që sondazhi i kryer këtë javë nga PiPOS rreth asaj se kënd do të votojnë qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt ka nxjerrë si fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 44.20 për qind, e pasuar nga Partia Demokratike me 20.40 për qind dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind, shkruan Reporteri.net.

    AAK me 7.15 për qind dhe Nisma Socialdemokrate me 3.10 për qind.

    Sondazhi i PIPOS u publikua në Klan Kosova dhe mat opinionin publik pas hyrjes në listë të Vetëvendosjes bashkë me Vjosa Osmanin.

    Paraprakisht ishin realizuar dhe dy sondazhe tjera

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!