×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pas mosecertifikimit të partisë së tij reagon Fatmir Limaj, fajëson PDK-në e LDK-në

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 23:23

    Pas moscertfikimit të subjektit politik Nisma Socialdemokrate dhe listës së kandidatëve të saj për deputet, ka ardhur reagimi i Fatmir Limajt.


    Limaj e ka cilësuar si sulm të paprecedentë që po bëhet ndaj partisë së tij dhe ndaj procesit demokratik.

    Tutje Limaj ka thënë se me këtë vendim LDK-ja dhe PDK-ja dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashëgimisë së UÇK-së.

    “Sonte ne kemi qenë dëshmitar të një sulmi të paprecedent në partinë tonë dhe në të gjithë procesin demokratik. KQZ-ja ka vendosur që të mos certifikojë disa parti politike që të marrin pjesë në zgjedhje. Është e qartë që ka një interes të madh që Nisma të mos jetë pjesë e parlamentit, që parlamenti i Kosovës të mos e ketë brenda një zë të qartë të UÇK-së. Me këtë vendim, PDK dhe LDK dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashigimisë së UÇK-së në institucionet vendim-marrëse në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, tha Limaj.

    Ai thotë se KQZ-ja është shndërruar në një lojtar politik aktiv.

    “Përderisa deri më tani gjithmonë, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar vendimet e zyrave profesionale siç̧ ishte në këtë rast Zyra për Certifikim, kësaj radhe duke shpërfillë krejtësisht vendimin profesional të zyrës për certifikim, ata vendosën që të mos e certifikojnë NISMA Socialdemokrate”, shtoi tutje.

    Limaj përmend edhe votat të ardhura nga Serbia në zgjedhjet e kaluara.

    “Në raport me Nismën Socialdemokrate kjo nuk është hera e pare që na bëhet padrejtësi, në zgjedhjet e vitit 2019, zyra për pranimin e votave të ardhura nga Serbia në mënyrë ilegale, kishte rekomanduar në kundërshtim me ligjin pranimin e këtyre votave, në këtë rast KQZ kishte refuzuar të marrë vendim kundër këtyre votave sepse argumenti i tyre ishte se ka ardhur rekomandimi nga zyra profesionale. Siç e din opinion të gjitha këto beteja ligjorë NISMA Socialdemokrate i ka fituar, edhe kësaj radhe jemi të sigurt se në hapat e ardhshëm legal do të triumfojmë”, ka shkruar Limaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!