×
  • Lajme
  • Pa kategori

    PDK premton rritje të pensioneve për veteranët dhe pensione për familjet e dëshmorëve

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 14:52

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Suharekë.


    Përmes një postimi në faqen zyrtare të PDK-së në Facebook, bëhet e ditur se Hoxhaj u ka premtuar atyre se do ua rris pensionet dhe familjet e dëshmorëve do të kenë pensione varëissht nga numri i anëtarëve dëshmorë, shkruan Reporteri.net.

    Hoxhaj premton se nuk do t’u ndërpriten pagesat familjeve të dëshmorëve edhe nëse kanë një kontratë pune.

    Ky është postimi i plotë:

    Partia Demokratike, e dalë nga lufta mbrojtëse e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, ka pasur dhe do të ketë kujdes maksimal për kategoritë e dala nga lufta, për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët. Në takimin e kandidatit për kryeministër, Enver Hoxhaj me veteranët në Suharekë, u premtua se kujdesi i shtetit do të jetë i matshëm duke rritur pensionet, ku familjet e dëshmoreve do të kenë pensione varësisht nga numri i anëtareve deshmorë që kanë dhe nuk do të ndërpritet pagesa nëse kanë një kontratë pune.

    #Shpërndaje në mbështetje të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!