×
  • Lajme
  • Pa kategori

    PZAP e la jashtë listës për deputet, Albin Kurti ka edhe një shansë

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 15:46

    PZAP ka marrë vendim që të refuzohet pjesërisht ankesa e Vetëvendosjes për vendimin e KQZ-së për mos-certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë.


    PZAP ka certifikuar vetëm listën e kandidatëve të LVV-së që nuk kanë probleme me ligjin- nuk janë të dënuar në 3 vitet e fundit me vendim përfundimtar.

    Në bazë të këtij vendimi, kreu i VV-së, Albin Kurti, mbetet jashtë listës për deputet, shkruan Reporteri.net.

    Bashkë me të, jashtë kësaj liste mbeten edhe 4 kandidatë të tjerë të Vetëvendosjes: Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Labinotë Demi-Murtezi dhe Bajram Mavriqi.

    Po ashtu, Paneli ka vendosur se Vetëvendosje nuk ka mundësi më t’i zëvendësojë pesë kandidatët e saj që ishin dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tri vitet e fundit, pasi këtë kanë mundur ta bëjnë deri më 21 janar, kur edhe është mbyllur afati.

    Ndërkaq për pjesën tjetër të listës është pranuar ankesa dhe kandidatët janë certifikuar.

    Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme. Supremja do të ketë tre ditë afat për vendim.

    Procesi i certifikimit mbyllet më 31 janar.

    Më 11 korrik të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese votën e ish-deputetit Etem Arifi, cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!