×
  • Lajme
  • Pa kategori

    PZAP sot merr vendim për 9 partitë politike

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 8:21

    Nëntë parti politike që kanë dorëzuar apelin në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sot do të kuptojnë se cili do të jetë vendimi i këtij institucioni të pavarur prej 10 anëtarësh. Gjyqtarët e këtij paneli kanë vazhduar trajtimin e apeleve gjatë ditës derisa afati për vendim përfundon sot.


    Ky proces për PZAP-në vjen pas moscertifikimit nga KQZ-ja të kandidatëve të nëntë subjekteve politike për zgjedhjet e shkurtit. Ky proces i parakohshëm zgjedhor vjen pas aktgjykimit të Kushtetueses për të cilin Albert Krasniqi nga Demokracia + ka thënë se është obligativ e duhet të respektohet nga të gjithë.

    Sipas tij, nëse nuk respektohet, rasti mund të shkojë deri në Prokurorinë e Shtetit.

    Vendime po pret Lëvizja Vetëvendosje, AAK e Nisma dhe gjashtë subjekte të tjera që nuk iu certifikuan listat e kandidatëve të premten nga Komisioni Qendror Zgjedhor meqë kanë të përfshirë njerëz të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit nga gjykatat.

    Pas PZAP-së, derë tjetër për ankesa është Gjykata Supreme ndërkaq të gjitha këto procedura duhet të përmbyllën më së largu deri më 31 janar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!