×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ramush Haradinaj nuk heq dorë: S’pyesim Serbinë për bashkimin me Shqipërinë, është vendim i Kosovës

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 11:14

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sërish për bashkimin me Shqipërinë.


    “Bashkimi me Shqipërinë nuk lidhet me marrëveshjen që duhet arritur me Serbinë.
    Kjo është siç ka ndodhur edhe me Ushtrinë, Trepçën apo vendimi për pavarësinë.
    Bashkimi është vendim i brendshëm i Kosovës”, tha ai në “Debat Plus”.

    Haradinaj thotë se bashkimi me Shqipërinë lidhet me disa zhvillime tjera.

    “Nëse vazhdojnë të mbesin pengesat që na ka vendosur Serbia, por edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që lidhen me njohjet apo me anëtarësimin tonë në NATO, pasi për ne siguria është prioritet, nuk na mbetet gjë tjetër pos të shkojmë nga referendumi me Shqipërinë”, ka deklaruar ai.

    I pari i AAK-së thotë se kërkesa nga bashkim me Shqipërinë dallon me ato që janë kërkuar nga e kaluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!