×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Sondazhi: Vjosa Osmani më e preferuara e kosovarëve për presidente

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 22:31

    Sipas sondazhit të fundit të PIPOS, Vjosa Osmani është më e preferuara për pozitën e presidentes.


    Në këtë sondazh, i cili është prezantuar ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova, nga drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, 42% të të anketuarve e kanë zgjedhur Osmanin.

    Murat Jashari sipas këtij sondazhi, është radhitur në vendin e dytë me 20.30%, ndërsa me 16.50% është Vlora Çitaku.

    Tutje 9.60% prej të anketuarve e preferojnë dikë tjetër (jashtë emrave të përmendur për pozitën e presidentit). Ndërsa 8.70% prej tyre kanë votuar për Ramush Haradinajn dhe Isa Mustafa ka vetëm 3%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!