×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Subjektet politike iu dërgojnë qytetarëve mesazhe, Prokuroria do t’i hetojë ato

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 10:30

    Qytetarë të shumtë kanë raportuar se janë duke pranuar mesazhe nga subjektet politike, ku rekomandohet se për cilin kandidat të votohet.

    Mesazhet janë dërguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    “I dashur qytetar, kërkoj mirëkuptimin tuaj që nuk patëm rastin të takohemi në fushatën që kaluam. Voto për shtetin, LDK 32 Muharrem Svarqa nr 28”, thuhet në njërin nga mesazhet e dërguar nga LDK, shkruan Telegrafi.

    Kurse, AAK në mesazhin drejtuar qytetarëve thotë se Kosova ka nevojë për president të fortë, duke ftuar kështu votuesit që të votojnë Ramush Haradinaj.

    “Kosova ka nevojë për një president të fortë, një njeri të dëshmuar, qytetarë zgjedhjen e duhur e keni tek AAK – 135, voto Ramush Haradinaj”, thotë mesazhi i AAK-së.

    Ndërkohë, Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se ende nuk kanë pranuar informacione të tilla por që të njëjtat do të hetohen.

    “Deri më tani nuk kemi iniciuar ndonjë rast të veçantë. Është qetë dhe nuk kemi informacione për ndonjë parregullsi. Për këto informacione të cilat përmendët ju normalisht se do të hetohen për të zbardhur çështjen se nga kush janë dërguar”, ka thënë Jashari.

    Të tilla mesazhe, qytetarët kanë pranuar edhe në zgjedhjet e kaluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!