×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Tahiri: Haradinaj president, do të jetë lideri i paqes në shekullin 21

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 23:18

    Zëvendëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës dhe njëherësh kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ftuar në emisionin “Debat” të RTK-së, ku u diskutua strategjia e AAK-së dhe rezultati në zgjedhje, deklaroi se Kuvendi i Kosovës e ka pasur një dokument, një marrëveshje ndërkombëtare që e ka nënshkruar në Bruksel qe ia merrke tokën Kosovës.


    “Ne atë kauzë e mbrojtëm dhe e arritëm që Kuvendit t’ia sjellim tri dokumente për votim: Marrëveshjen ndërmjet dy presidentëve që në mënyrë eksplicite kërkon përmirësimin e dy pikave, në Kullë dhe Çakorr, raportin shtetëror me mijëra faqe ku dokumentohet se ajo tokë është jona, dhe e kthyem çështjen e demarkacionin në dialog ndërshtetëror për koorrigjimin e atyre dy pikave. Qytetarët e Pejës e kanë larë me gjak atë pjesë dhe ne e mbrojtëm të njëjtën temë, e penguam që ajo marrëveshje të votohet në Kuvend dhe e sollëm për dialog”, theksoi Tahiri.

    Tutje, ai tha se AAK-ja ka kaluar një pengesë jashtëzakonisht të madhe, që ka qenë pengesë e BE-së.
    “E kaluam me tri dokumente, Qeveria Mustafa nuk e kaloi. Njerëz të LDK-së të atij rajoni nuk e kaluan. Kjo s’ka të bëjë me çështjen e liberalizimit, ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret në Qeverinë Haradinaj. Kanë ndodhur dy votime në Komisionin Evropian dhe arsye nuk është Kosova. Ne nuk e kemi bllokuar, në fakt ne e kemi çliruar, i kemi permbushur të gjitha kushtet”, deklaroi ai.

    Ai tutje tha se Ramush Haradinaj president do të jetë lideri i paqes në shekullin 21 në këto troje.

    “Është njeriu qe e ka vuajtur familjarisht, tre vellezër i ka të vrarë, vetë ka qenë në luftë dhe jam i bindur se si president ai do të jetë lider i paqes që do të ndihmojë që njëherë e përgjithmonë të shuhen konfliktet dhe krejt diskursi i tij që në trup të vetin e ka provuar se çfarë është lufta dhe në këtë kuptim e shoh si liderin e paqes në shekullin 21”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!