×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Time Kadrijaj e AAK-së: Enver Hoxhaj s’ka lënë derë pa u ankuar për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 15:37

    Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, thotë se Kosovës i duhet një kryeministër që i ruan marrëdhëniet me shtetet mike, e jo të atillë që prishin marrëdhëniet me to, derisa ka përmendur ish-kryeministrat, Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin.


    Ndaj kësaj deklarate të Hoxhajt ka reaguar Time Kadrijaj nga AAK e cila e quan Hoxhajn hajgarexhi.

    Kadriu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Hoxhaj në karrierën e vet nuk ka lënë derë pa çelë për t’u ankuar për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja, se po e marrin në qafë Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj pa ndërhyrje: 

    Enver Hoxhaj eshte hajgarexhi. Ne karrieren e vet nuk ka lane dere pa çele me u anku per bashkepartiaket e tij nga UCK-ja, se po e marrin ne qafe Kosoven.

    Sot po mundohet me ua zane vendin. Po e zbehte eshte figura e tij me hape lufte me heronjte e Kosoves, siç eshte edhe Ramush Haradinaj, qe me Ameriken dhe Evropen e çliruan Kosoven e me ata edhe po e ndertojne!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!