×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Valdete Daka tregon se çfarë kërcënime ka marrë

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 21:22

    Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka,  ka thënë se ka marrë kërcënime të ndryshme nga forma të ndryshme.


    Kjo për shkak se Kurtit iu pamundësua që të garojë në zgjedhjet e ardhshme për deputet.

    “Kam marrë kërcënime nga forma të ndryshme në Facebook, me emër dhe me mbiemër”, është shprehur Daka.

    Tutje, ajo tha se KQZ-ja është organ kolegjial dhe nuk vendos vetë ajo për vendimet e këtij organi-

    “Vet fakti që një gjuhë e tillë e urrejtjes gjithandej ndaj meje personalisht, është e çuditshme. KQZ-ja është organ kolegjial. Nuk është Valdete Daka ajo që vendos vetë”, ka thënë Daka në Pressing.

    “Të gjitha këto janë pjesë e agjendave politike ditore”, shtoi Daka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!