×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vendlindja e mbështet Pal Lekajn për deputet

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 21:25

    Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj në një takim me bashkëfshatarët e tij ka thënë se vendlindja e tij nuk e vë në dyshim përkrahjen për Aleancën dhe liderin e saj Ramush Haradinaj.


    Ai ka thënë se kur Kosova ishte në kohët më të vështira djemtë dhe burrat e Rekës së Mirë u rreshtuan krahë liderit Ramush Haradinaj.

    “E tani në paqe përsëri të vendosur dhe të sigurtë që e ardhmja është me Aleancën dhe Presidentin e ardhshëm Z. Ramush Haradinaj, u bashkuan për t’i thënë një PO të madhe rrugëtimit tonë për siguri dhe shtetndërtim”, ka shkruar Lekaj.

    Ai i ka falënderuar bashkëvendait e tij për përkrahjen e madhe.

    “I falënderoj përzemërsisht të gjithë bashkëvendasit që me përkrahjen e madhe e vulosën edhe njëherë fitoren e sigurtë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe rrugën drejtë Presidencës që lideri i tyre do t’i përfaqësojë me dinjitet dhe do të ju garantojë siguri. Numri im është 7 dhe bashkë me ju është e sigurtë edhe fitorja”, ka shkruar Lekaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!