×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vjosa Osmani e pranon se kanë blerë shtëpi në lagjen “Marigona”

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 22:49

    Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh kandidate e Vetëvendosjes për presidente e ka pranuar se ka blerë shtëpi në lagjen Marigona Hill.


    Por ajo ka thënë se nuk ka blerë shtëpi shumë të madhe siç është raportuar.

    “Nuk kam shtëpi në Marigona Residence. Ta qartësojë një gjë, unë jetoj në një banesë 53-54 metra katror dhe jemi katër anëtarë të familjes jetoj që nga vitit 2012. Unë dhe bashkëshorti im punojmë qe 22 vite në Kosovë, Australi dhe ShBA. Dhe nëse një familje brenda 22 vitesh arrin me punë të ndershme, dhe që mundet secilin cent ta arsyetojë, të arrijë që të kalojë dhe të kalojnë nga një banesë 53 -54 metra në të ardhmen në një shtëpi të vogël, sepse janë shpifje të mëdha 400 mijë 500 mijë. Më tregoni mua ku është problemi që ne kemi kontraktuar diçka që ende nuk e kemi paguar që ndoshta mund ta paguajmë në 20 vitet e ardhshme me kredi, duke shitur banesën aktuale siç bëjnë shumica dërmuese e familjeve”, tha ajo.

    Osmani është shprehur se do të kërkojë nga prokuroria që njeriun e parë të cilit do t’I hetohet pasuria të jetë veta ajo.

    Ditëve të fundit është raportuar se Vjosa Osmani ka blerë shtëpi në lagjen “Marigona Hill”, që llogaritet si më e shtrenjta në kryeqytet. aty ku jetojnë pasanikët dhe aty ku posedimi i shtëpive është përdorur në politikë, kryesisht nga Albin Kurti, për t’i sulmuar kundërshtarët.

    “Shtëpitë në lagjen Marigona” janë përmendur në Kuvend, si argument i Albin Kurtit, për t’i sulmuar kundërshtarët politikë, që kishin prona në këtë lagje. Siç duket Kurtit të majtë nuk i ka penguar që numri dy i listës së partisë së tij, Vjosa Osmani, ka shtëpi në “Marigona Hill”, tha kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj.

    “Nëse e shihni formularin e deklarimit të pasurisë te dytë janë më pasanik se unë. Zonja Osmani hiç nuk ka shumë kohë që ka marr shtëpi në “Marigona Hill” edhe bash te i njëjti pronar. Po ajo nuk mundet me na shit këta neve hiç”, ka thënë Haradinaj në “Debat Plus”.

    Komenti i Haradinajt erdhi pas pyetjes që i bëri gazetari Vehbi Kajtazi, sesi e komenton deklaratën e kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit se Kosova nuk do të ketë më udhëheqës që jetojnë në shtëpi e lagje luksoze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!