Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Zyrtare: Lista Serbe e voton Demarkacionin, seanca mbahet këtë javë

Publikuar

më:

Shtyrjes gati tri vjeçare, duket se këtë javë do t’i vijë fundi. Këtë e ka konfirmuar për televizionin publik kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke konfirmuar se është arritur konsensusi për ta votuar.


I pari i Kuvendit ka theksuar se konsensusi është arritur pa asnjë kusht të Listës Serbe, ndërkohë që po vazhdojnë takimet, shkruan gazetametro.net.

Veseli ka thënë se humbja e kohës deri tash ka bërë që seanca të mos shtyhet më larg, por të votohet këtë javë.

Ndërkaq, ai u ka bërë thirrje edhe deputetëve të VV’së që të reflektojnë dhe të japin votën e tyre për një marrëveshje që, sipas Veselit, forcon sovranitetin dhe hap rrugën për liberalizimin e vizave.

Ndryshe, pas procedimit të fundit të kësaj marrëveshje nga Qeveria, pas arritjes së deklaratës së përbashkët të dy presidentëve, seanca për ratifikim të kësaj marrëveshje ishte shtyrë 3 herë.

 

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]