×
  • Lajme
  • Botë

    Natë e përgjakshme në Zagreb: Një burrë vret 6 anëtarë të familjes, mbijeton vetëm në foshnjë shtatë muajshe

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 8:11

    Gjashtë anëtarë të një familje u vranë në vendbanimin Kajzerica në Zagreb në orët e mbrëmjes së ditës së enjte, me policinë e Zagrebit që konfirmoi që vrasësi kreu vetëvrasje.


    “Gjatë kërkimit, policia e lokalizoi atë. Në kohën e arrestimit, ai kreu vetëvrasje”, ka thënë policia në raportimin e saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Ndërkohë ishte raportuar se gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u vranë dhe një fëmijë shtatë muajsh ishte i vetmi i mbijetuar.

    Xhelozia përmendet si motiv, sipas “Jutarnji List”.

    Midis të vrarëve ishin dy burra, tre gra dhe një fëmijë 10-vjeçar. Foshnja nuk u plagos, tha policia.

    Pas vrasjes, u organizua një ndjekje e madhe në të gjithë Kroacinë, por rreth orës 4 të mëngjesit, burri ishte vendosur në zonën e Brezovicas, ku ai bëri vetëvrasje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!