×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthimi i reaktorit bërthamor në Rusi, anulohet evakuimi i zonës ku dështoi testi raketor

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 15:49

    Autoritetet ruse kanë hequr dorë nga evakuimi i një fshati në veri të Rusisë, pranë vendit ku dyshohet se ka dështuar një test raketor.


    Nga ky incident, që ka ndodhur javën e kaluar, raportohet të kenë vdekur të paktën pesë persona. Viktimat ishin specialistë bërthamorë dhe vdekja e tyre erdhi nga niveli i rritur i rrezatimit nga dështimi i testit raketor.

    Evakuimi i fshatit Nyonoska, sipas agjencisë ruse TASS ishte planifikuar të ndodhte sot, përcjellë në shqip Reporteri.net.

    Përveç se banorëve të fshatit iu ishte kërkuar të linin shtëpitë e tyre për shkaqe sigurie, njoftohet se edhe ushtria ruse ka anuluar stërvitjet e ardhshme ushtarake të parapara të kryhen gjatë këtyre ditëve, në këtë zonë.

    Nyonoksa është një vendbanim i vogël, rreth 30 milje në perëndim të Severodvinsk, breg Detit të Bardhë.

    Lajmi për evakuimin e këtij fshati u dhanë tek të martën, disa ditë pasi dyshohet se ka ndodhur rrjedhja bërthamore nga testi i dështuar raketor.

    Shpërthimi i javës së kaluar, ndonëse ende mbetet në suaza të spekulimeve, dyshohet se ka përshirë një raketë të fuqishme bërthamore të njohur si Burevestnik ose Skyfall, përcjell në shqip Reporteri.net, raportimet e CNN.

    Rusia po zhvillon të mos e pranojë se ka ndodhur incidenti.

    Mediat botërore e kanë krahasor rastin si një përsëritje e incidentit Chernobyl, i vitit 1986, në Ukrainë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!