×
  • Lajme
  • Botë

    Trazira në Serbi, protestuesit uzurpojnë televizionin publik

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 21:40

    Një numër i madh i protestuesve kundër qeverisë serbe, kanë hyrë në objektin e Televizionit Publik të Serbisë pasi që janë duke kërkuar rrëzimin e Presidentit, Aleksandër Vuçiq.


    Mediat në serbi janë duke raportuar se brenda objektit të televizionit janë edhe policia për ta ndal hyrjen e protestuesve.

    Protestuesit ‘#1në5milionë’ në Serbi janë duke bërë thirrje policëve që të dalin jashtë me arsyen që ata të hyjnë brenda në Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë.

    Në këtë protestë janë duke marr pjesë edhe kreu i opozitës serbe, Dragan Djilas dhe kreu i djathtë, Bosko Obradoviç, janë duke kërkuar që të qëndrojnë në objektin e RTS derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

    Për këtë arsye policia është duke qëndruar në objektin e televizionit serb, me arsyen që t’i ndalojnë demonstruesit që të hyjnë në ndërtesë dhe t’i bashkohen pjesës tjetër të protestuesve.

    Mediat serbe raportojnë se deri më tash nuk ka ndodhur ndonjë incident dhe nuk ka të lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!