Autori i muralit të Nënë Terezës, Don Dominik Kukeli, ka reaguar lidhur me përplasjet që ndodhën sot rreth vendosjes së muralit në shesh.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se humanistja shqiptare nuk e meriton një trajtim të tillë, duke iu referuar përplasjes mes Komunës së Prishtinës, Policisë dhe Ministrisë së Ekonomisë lidhur me vendosjen e muralit.

Kukeli ka postuar edhe mozaikun për të cilin thotë se po bëhet kjo “tragji-komedi”.

Reklamë

“NËNË TEREZA NUK E MERITON NJË TRAJTIM TË TILLË… nga askush… e aq më pak nga “gjaku” i saj. Ky është Mozaiku për të cilin është duke u bërë gjithë kjo tragji-komedi! (Foto jo profesionale)”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Prokuroria ndaloi punimet për vendosjen e muralit të Nënë Terezës në shesh.

Më pas, Murali i Nënës Terezë u vendos në murin e një ndërtese tjetër në shesh.

Pasi murali u vendos në një ndërtesë tjetër në shesh, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se “ajo e ka vendin në zemër të kryeqytetit”. /Reporteri.net/.

Reklamë