×
  • Extra
  • Extra

    Kjo vitaminë mund të jetë ‘çelësi’ i humbjes së peshës në dimër

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 9:43

    Vitamina mbresëlënëse gjendet mes ushqimeve dhe është cilësuar shpesh si “superhero”. Ekspertët kundër plakjes e quajnë retinol, është i famshëm për shkëlqimin e lëkurës dhe veçanërisht atë poshtë syve.


    Por një studim nga shkolla mjekësore austriake, MediUni Vienna, thotë se tashmë vitamina A në të vërtetë mund funksionojë edhe për humbjen në peshë, veçanërisht kur moti bëhet më i ftohtë.

    Studimi, i cili u botua në revistën shkencore, Metabolizmi Molekular, demonstron se vitamina A stimulon procesin e djegies së dhjamit.

    Shkencëtarët e studimit, të udhëhequr nga Florian Kiefer, MD, PhD, nga Divizioni i Endokrinologjisë dhe Metabolizmit në MedUni Vjenë, vlerësuan nivelet e gjakut të personave që morën pjesë në eksperiment dhe ajo që vunë re ishte se ekspozimi ndaj të ftohtit stimulonte rishpërndarjen e vitaminës A nga mëlçia drejt indit yndyror duke nxitur djegien e tij.

    Disa nga ushqimet që përmbajnë vitaminë A janë:

    -Speci i kuq

    -Spinaqi

    -Mëlçia e viçit

    -Patatet e ëmbla

    -Akullorja

    -Kungulli

    -Karrota

    *Eatthis

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!