×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Bajrami për VV-në: Hipokrita, a keni votuar për president si opozitarë, me votat e kujt i keni zgjedhur Dërgutin e Konjufcën nënkryetarë

    Reporteri
    09 Shtator 2026 | 17:23

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar përsëri pasi LVV s’ka pranuar që të votojë kandidatin e LDK’së për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

    Bajrami ka thënë se duhet pyetur eksponentët e LVV’së se a kanë votuar për kryetar të Kuvendit kur kanë qenë në opozitë dhe se me votat e kujt e kanë zgjedhur Aida Dërgutin e Glauk Konjufcën nënkryetarë të Kuvendit.

    Ajo ka thënë se deputetët e VV’së duhet pyetur se a kanë votuar për president të Kosovës, sa kanë qenë në opozitë.

    Në fund, Bajrami i ka quajtur hipokrita.

    “ Pyetni eksponentët e LVV-së, kur kanë qenë në opozitë:

    – A kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?

    – Me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit?

    – A kanë votuar ndonjëherë për President të Kosovës, duke qenë vetë në opozitë?

    Hipokrita!”, ka shkruar Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!