×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Në ora 11:30

    AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri

    Reporteri
    23 Maj 2026 | 14:27

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se nesër, e diel më 24 maj, do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Përgjithshëm të partisë, me të cilën përmbyllet procesi i zgjedhjeve të brendshme.

    Sipas komunikatës së Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të AAK-së, pjesa solemne e Kuvendit do të nisë në orën 11:30, ku para të pranishmëve do të adresohen kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe i nominuari për kryeministër të vendit, Ardian Gjini.

    Në kuadër të punimeve të Kuvendit, pritet të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

    Ngjarja do të zhvillohet duke filluar nga ora 11:30, ndërsa AAK ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin nga afër këtë ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!