Një person është arrestuar nën dyshimin se ka dëmtuar pronën, përkatësisht se ka thyer një xham të objektit të Kuvendit të Kosovës, gjatë protestës së sotme ku po kërkohet miratimi i prejktligjit për Specialen
Gazeta Online Reporteri.net mëson se bëhet fjalë për F. Rushitin, i cili është arrestuar lidhur me rastin e dëmtimit të pronës.
Sipas informacioneve të Reporteri.net, Rushiti figuron i dyshuar edhe në disa raste të tjera penale.
Në dosjen e tij figurojnë dyshime për lëndim të rëndë trupor, kanosje, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, lëndim të lehtë trupor, dhunë në familje dhe vjedhje.
Rasti për të cilin është arrestuar së fundmi lidhet me dëmtimin e pronës, konkretisht me thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net/