Një person nga komuniteti serb raportohet se është arrestuar mbrëmjen e së martës në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se kishte kërcënuar banorët se do t’i hidhte në erë.
Në vendin e ngjarjes janë angazhuar forca të shumta të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, ndërsa të pranishme kanë qenë edhe ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencës mjekësore.
Mësohet se operacioni policor është zhvilluar në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në Fushë-Kosovë, ku janë parë pjesëtarë të shumtë të Policisë.
Personi i dyshuar raportohet se është arrestuar gjatë ndërhyrjes policore.
Ende nuk dihen motivet e kërcënimit dhe nëse i dyshuari posedonte mjete shpërthyese apo sende të tjera të rrezikshme.
Deri në publikimin e këtij lajmi, Policia e Kosovës nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar lidhur me arrestimin dhe rrethanat e plota të incidentit.