Nga janari deri në shtator 2026, Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 908.8 milionë euro të hyra tatimore, apo 114.5 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2025, duke shënuar rritje prej 14.4%.

Sipas një njoftimi për media thuhet se krahas rritjes së të hyrave, një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rënia e numrit të ndëshkimeve për 22%.

Tutje bëhet e ditur se këta tregues pasqyrojnë një qasje të orientuar drejt përmbushjes më të madhe tatimore, parandalimit të parregullsive dhe administrimit më efikas të obligimeve tatimore.

Reklamë

“Rezultatet mbështeten nga puna e vazhdueshme e ATK-së në disa drejtime, duke përfshira monitorimin e bizneseve, me fokus të veçantë te tatimpaguesit me rrezik të lartë tatimor. Informimi dhe edukimi i tatimpaguesve, përmes komunikimit më të gjerë dhe orientimit për përmbushjen e drejtë të obligimeve. Parandalimi i shkeljeve, duke synuar rritjen e përmbushjes vullnetare dhe zvogëlimin e nevojës për masa ndëshkuese. Digjitalizimi i shërbimeve tatimore, për qasje më të lehtë, procedura më efikase dhe shërbime më të mira për tatimpaguesit”, thuhet në njoftim.