×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / E FUNDIT

    Basha e nis mbledhjen e Kryesisë veç me Albulena Haxhiun dhe Emilija Rexhepin, mungojnë PDK dhe LDK

    Reporteri
    01 Shtator 2025 | 13:14

    Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Kryeparlamentari Dimal Basha ka nisur këtë “takim konsultativ” me vetëm dy nënkryetarë, Albulena Haxhiun dhe Emilija Rexhepin, shkruan Reporteri.net.

    Nënkryetari i PDK-së, Vlora Çitaku, si dhe ai i LDK-së, Kujtim Shala s’po marrin pjesë në këtë takim.

    Të dy partitë veçse kishin paralajmëruar gjatë vikendit se s’do të bëhen pjesë e këtij takimi. Për LDK-në e gjithë kjo që po ndodh është antikushtetuese, ndërsa PDK-ja e konsideroi të pakuptimtë thirrjen e këtij takimi.

    Para këtij takimi, Kryeparlamentari Basha zhvilloi një “takim konsultativ” me Presidenten Vjosa Osmani.

    Sipas njoftimit të Kuvendit, Basha e ka informuar Presidenten “lidhur me përfundimin e seancës konstituive dhe bartësit institucionalë kanë diskituar për hapat e nevojshëm për t’u ndërmarrë më tej”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!