×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Konferenca

    Basha: Munguan PDK dhe LDK, s’pati kuorum për të mbajtur mbledhjen

    Reporteri
    01 Shtator 2025 | 13:29

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka thënë se s’ka pasur kuorum për të mbajtur mbledhjen e Kryesisë për shkak të mungesës së nënkryetarëve, Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se kjo mbledhje do të ishte vetëm konsultative.

    “Siç e patë në këtë mbledhje s’kanë marrë dy nënkryetarët, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Rrjedhimisht s’kemi pasur kuorum dhe është pamundësuar mbledhja e Kryesisë. Për mua ka qenë mbledhje vetëm konsultative, megjithatë ata kanë refuzuar”, tha Basha.

    Ai tha se shpreson që ta ketë dhe me ta një takim konsultativ.

    “Kryesia tani ka pesë nga jashtë anëtarët e saj, që bëjnë që mbi 80% e Kryesisë është funksionale dhe kemi kuorumin e mjaftueshëm për të vazhduar punët. Pika 4 e rendit e ditës është ezauruar, pasi të gjithë deputetët e komunitetit serb i janë nënshtruar tri herë procedurës. Dy prej tyre kanë refuzuar dhe 8 s’kanë marrë votat e mjaftueshme. Si kryetar kam qenë në pozitë, ose të ndaloj punimet ose të vazhdoj punimet me kryesi funksionale, ku siç e thash kemi 5 nga 6 anëtarët. Kam përgjegjësi para qytetarëve por edhe para miqve ndërkombëtarë që ta funksionalizojë Kuvendin”, tha Basha.

    Gjithashtu ai foli edhe për takimin që fillimisht pati me Presidenten Vjosa Osmani.

    “Dua t’ju njoftoj që kam pasr takim me presidenten, Vjosa Osmani në ora 12:00 me të cilën kam pasur takim njoftuar. Me fjalë tjera arsyeja e vetme e takimit ka qenë pasi kam kërkuar ta njoftoj për seancën konstituive që e kemi përfundu, dhe t’ja shpjegoj arsyetimet e mia për konstituimin e Kuvendit para se të dalë para publikut, duke qenë se është garantuese e Kushtetutës”, tha Kryetarpalamentari Basha.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!