×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku: Debati për shtëpinë e Xhafer Devës e ka origjinën në Serbi, objekti ka nevojë për restaurim

    Reporteri
    09 Shkurt 2022 | 14:37
    Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku

    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se debati për Xhafer Devën e ka origjinën në Serbi.

    Në një konferencë për media, Çeku theksoi se kjo shtëpi duhet të restaurohet pasi është në gjendje të keqe.

    “Debati i ditëve të fundit ka origjinën në Serbi dhe kjo është e qartë, paradoksalisht, një shtet që mohimin e gjenocidit dhe rehabilitimin e kriminelëve e ka politik shtetërore tenton ta fabrikojë një narracion duke e portretizuar Kosovën si mohuese të holokaustit. Ky është një narracion i gënjeshtërt që vjen nga Serbia, sepse faktet historike janë kokëforta dhe nuk janë në anën e Serbisë, faktet aktuale e përgënjeshtrojnë këtë narracion absurd dhe të rrezikshëm të Serbisë”, tha Çeku.

    Ministri tha se për këtë çështje partnerëve ndërkombëtarë, u ka dhënë sqarime.

    “Pas restaurimit monumenti mund të shërbejë si hapësirë shtesë për debatin historik, por njëherë duhet ta mbrojmë monumentin”, theksoi ai.

    “Ne nuk i frikësohemi as fakteve historike… Në çdo moment jemi të gatshëm ta trajtojmë edhe anën e errët të historisë sonë”, shtoi ministri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!