Ka dështuar të mbahet seanca në rastin ku Xhelal Sveçla, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës.

Në këtë seancë prezente ishte vetëm ish-deputetja, Drita Millaku.

Gjykatësi bëri të ditur se në mungesë të kushteve ligjore, seanca e sotme nuk mbahet, ndërkaq ndaj Sveçlës, Pacolli-Dalipit dhe Zybës, do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.

Reklamë

Seanca është shtyrë për 31 tetor. /Repoteri.net/