×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomati amerikan: Po thuhet se në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 22:51

    Raportuesi për Kosovën për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Peter Beyer, kishte porosi të qarta në adresë të qeverisë së Kosovës.


    Kjo në raport me refuzimin e Prishtinës zyrtare për mos tu bërë pjesë e nismës për bashkëpunimin rajonal e nisur si “Mini-Shengen” dhe e finalizuar si “Ballkani i Hapur” mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë, më 29 Korrik në Shkup.

    “Ftesa ekziston, Kosova mund të jetë pjesë e kësaj nisme dhe aty të jetë lojtar i fuqishëm. Ata duhet ti tejkalojnë gjërat historike e ideologjike dhe barrën që e mbartin mbi supet e tyre. E di që kjo është e zorshme dhe për mua si gjerman është e lehtë ta them këtë por për të mirën e qytetarëve të gjitha vendeve mendoj se ky është një projekt i mirë.” tha diplomati gjerman.

    Pos kësaj Beyer, që është bashkërendues i qeverisë së Gjermanisë për  çështjet transatlantike,  foli për bisedimet Kosovë-Serbi.

    Ndërsa ish i dërguari amerikan për Ballkanin, James O’Brien, aktualisht zëvendëskryetar i “Albright Stonebridge Group”,  foli për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, gjë për të cilën në Prishtinë nuk është se po flitet.

    “Me zgjedhjet e reja vitin e ardhshëm në Serbi dhe me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Koosvë, që po dëgjoj thashetheme, jam skeptik që do të ketë ndonjë rezultat. Unë sapo e nxorra një thashethem për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Nuk dua që dikush të mendojë se unë jam në dijeni për diçka, por kjo duket si mundësi.”, ka thënë O’brien.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!