×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Dogana kap mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit

    Reporteri
    04 Tetor 2026 | 10:25

    Dogana e Kosovës ka konfiskuar 13 mijë e 353,98 euro mjete monetare të padeklaruara në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit.

    Sipas Doganës, rasti është zbuluar më 3 tetor, kur zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit Shkoda Superb, me targa të Maqedonisë së Veriut, të drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.

    Drejtuesi i automjetit, kur është pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar, ka deklaruar se nuk kishte asgjë.

    Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët kanë gjetur të fshehura 11 mijë e 980 euro dhe 84 mijë e 500 denarë maqedonas.

    Pas konvertimit, vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara arrin në 13 mijë e 353,98 euro. Paratë janë konfiskuar nga autoritetet doganore.

    Dogana e Kosovës ka rikujtuar se, bazuar në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart 10 mijë euro ose më shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!