Rreth 80 persona në datat 13-15 korrik janë pranuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Të njëjtit dyshohet se janë helmuar me ushqim në këtë komunë.
“Ju njoftojmë se, sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data 13.07.2026 deri më 15.07.2026, janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes. Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), të cilat janë duke e trajtuar rastin. Këto janë informacionet e pranuara nga QKMF në Han të Elezit. Ndërkohë, ju njoftojmë se në policinë rajonale të Ferizajt, deri në këtë moment, nuk është raportuar asnjë rast lidhur me këtë çështje”, ka thënë Veseli për Reporteri.net.
/Reporteri.net/