×
  • Lajme
  • Lajme / Më 2025

    E konfirmon Ministria e Mbrojtjes: Kosova do të jetë sërish nikoqire e “Defender Europe”

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 14:08

    Kosova do të jetë sërish nikoqire e e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor “Defender Europe” për vitin 2025.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar Liridona Gashi, zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

    “E konfirmojmë se Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe” që planifikohet të realizohet gjatë vitit 2025″, tha Gashi për Reporteri.net.

    Këto ushtrime u pezulluan për Kosovën vitin e kaluar, si ndëshkim ndaj mosmarrjes së veprimeve për të shmangur rritjen e tensioneve në veri.

    Stërvitjet “Defender Europe ‘23” nisën më 21 maj 2023 në Kosovë dhe ishte e paraparë të zgjasnin deri më 2 qershor.

    Por, ani pse Kosova ishte një nga vendet nikoqire të kësaj stërvitjeje, ajo nuk mundi ta çonte deri në fund aktivitetin.

    Më 30 maj 2023, në një takim në mes gazetarëve vetë ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier  kishte njoftuar për përjashtimin e Kosovës nga Defender 23.

    Hovenier kishte cituar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kur ka thënë se vendimet e fundit të Qeverisë, janë duke ndikuar në marrëdhëniet mes dy vendeve.

    “Sot nuk ka pasur aktivitet për “Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë përfunduar”, kishte thënë Hovenier në atë kohë.

    Ky ishte viti i dytë që Kosova merrte pjesë në këtë stërvitje shumëkombëshe dhe që ishte nikoqire e saj.

    Në këtë ushtrim marrin pjesë 25 shtete, përfshirë SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe shtete tjera anëtare dhe joanëtare të NATO-s.

    Numri i përgjithshëm i ushtarëve pjesëmarrës në këtë ushtrim ishte rreth 20 mijë.

    Në kohën kur u njoftua suspendimi i pjesëmarrjes së Kosovës nga SHBA-ja, aktivitetet e Kosovës në kuadër të “Defender Europe ‘23”, ishin afër fundit. /Reporteri.net/

    Çka humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!