×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Pasojat

    Ekspertja e Ballkanit: Serbia dhe Rusia do ta shfrytëzojnë vendimin e Speciales për të minuar legjitimitetin e Kosovës si shtet

    Reporteri
    17 Shtator 2026 | 12:41

    Ekspertja e Ballkanit, Johanna Deimel, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së.

    Ai ka treguar për pasojat që mund të ketë ky vendim për Kosovën.

    Në një intervistë për DË, ajo ka thënë se Serbia dhe Rusia do ta shfrytëzojnë gjerësisht këtë vendim për të minuar më tej legjitimitetin e Kosovës si shtet.

    “Po, Moska dhe Beogradi pa dyshim do ta shfrytëzojnë gjerësisht këtë vendim për të vënë në pikëpyetje dhe për të minuar më tej legjitimitetin e Kosovës si shtet. Megjithatë, duhet theksuar edhe një fakt tjetër i rëndësishëm: Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj Vladimir Putinit për krime lufte. Kjo tregon se përgjegjësia penale ndërkombëtare nuk lidhet me përkatësinë kombëtare apo politike, por me veprat konkrete për të cilat ngrihen akuza”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!