Një shtetas ki Kosovës, i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar për veprat penale të vrasjes në tentativë dhe posedimit të paautorizuar të armëve, është ekstraduar nga Italia në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 14 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se ekstradimi u realizua në bazë të ligjeve në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Italisë.
Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.