×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Detajet

    FSK konfirmon: Pjesëtari i saj dyshohet për sulmin me thikë ndaj të fejuarës në Fushë Kosovë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2025 | 15:21

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se personi i dyshuar për sulmin me thikë ndaj të fejuarës së tij në Fushë Kosovë, e cila është në gjendje kritike është pjesëtar i kësaj force.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar Nënkolonel Vëllazërim Qerimi, Shef i Sektorit të Informimit Publik, i cili ka deklaruar:

    “Ju njoftojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së, dhe ndodhet në ndalim policor. FSK është njoftuar për rastin dhe do të ndërmarr masat bazuar në aktet ligjore dhe rregulloret në fuqi.”

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Tentim-vrasje në Fushë Kosovë, një grua në gjendje kritike, arrestohet i fejuari i saj

    Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin dhe po vazhdon hetimet në lidhje me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!