Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka thënë se Serbia ka dalë kundër marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian dhe kërkon vetëm themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Gërvalla u shpreh se nëse ndodh kjo, atëherë Asociacioni kthehet në kalë troje për Kosovën, siç ka ndodhur me Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.
‘Vuçiç dhe kryeministrja e tij edhe me shkrim kishin deponuar në BE se nuk e njohin integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.
Nëse Serbia është në gjendje të pranojë pakon si të tërë, edhe ne do të mbajmë premtimin e bëra.
Përndryshe nxjerrja e atij drafti nga ajo pako, është shumë e rrezikshme. Ai draft që na e kanë paraqitur partnerët tanë ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh Kosovë, përndryshe është një kalë troje si republika Srpska në Bosnje.
Ne i qëndrojmë fjalës që kemi dhënë, por ne jemi të gatshëm të zbatojmë të gjithë pakon nëse Serbia merr përsipër zotimet e saj.
Kaq është kjo puna e Asociacionit’, ka thënë ajo në një intervistë për Syri TV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.



