×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kronikë

    Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se i përket një personi të zhdukur vitin e kaluar

    Reporteri
    07 Mars 2026 | 18:08

    Një trup i pajetë është gjetur sot në Istog të Poshtëm, përkatësisht te vendi i njohur i Mali i Popit.

    Siç u raportua bëhet fjalë B.M i cili ishte raportuar si person i zhdukur që nga vera e vitit 2025.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 14:55, por ende nuk ka konfirmim se a i përket personit të zhdukur vitin e kaluar.

    “Në ora 14:55, një person ka njoftuar policinë, në fshatin Istog i Poshtëm, te Mali i Popit, e ka gjetur një trup të pa jetë, personi që e ka gjetur po dyshon që është vëllai i tij, por ende s’ka konfirmim”, ka thënë  zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!