Për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, ka reaguar edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
Gjermania i është bashkuar reagimit të ambasadës amerikane për aksionin e sotëm në veri që ka rezultuar me mbylljen e komunave paralele në Veri të vendit, duke thënë se janë të zhgënjyer për veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara.
Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka thënë se njoftimi s’është konsultim dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të ndryshojë.
Ai në “X” ka shkruar se s’ka nevojë për situatë krize tjetër dhe ka përmendur edhe dëshirën për heqje të masave dhe lëvizje përpara drejt integrimit në BE të Kosovës.
Notification isn’t consultation.
🇩🇪 joins @USEmbPristina in expressing concerns and disappointment over uncoordinated actions.
This must change.
We want to lift measures and move on regarding 🇽🇰’s regional and European integration.
No more unnecessary crisis mode. https://t.co/jnjjZMzWFw— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 30, 2024