Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka takuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike dhe sigurinë në rajon.

Në një postim në profilin e tij zyrtar, Gjini ka vlerësuar se Serbia, për shkak të synimeve të saj për zgjerim dhe ndryshim të kufijve, përbën burimin kryesor të jostabilitetit në rajon.

Ai ka theksuar se integrimi i Kosovës në NATO, me mbështetjen e SHBA-së, është garanci për zhvillim të qëndrueshëm dhe demokraci stabile, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.

Reklamë

Sipas Gjinit, për Aleancën, përafrimi gjeopolitik me Shtetet e Bashkuara është thelbësor për krijimin e një mjedisi të sigurt për investime, zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e institucioneve të pavarura.

Ai ka shtuar se përparimi dhe stabiliteti afatgjatë i Kosovës kërkojnë bashkëpunim të ngushtë dhe besim të ndërsjellë me Uashingtonin zyrtar.

Në fund të postimit, Gjini ka shkruar: “Kosova është e bekuar me miqtë e saj!”