Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka mbajtur një konferencë për media, të martën.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është bërë gati për të shkuar në zgjedhje.

Por, sipas Gjinit po shikojnë mënyra që kujt t’ia lënë fajin për këtë.

Reklamë

“Këta janë bërë gati me shku në zgjedhje, janë ka e manipulojnë krejt Kosovën. Po janë duke shiku mënyra si me mbrri deri te zgjedhjet dhe kujt me ia la fajin”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova është në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike.

“Kosova është në krizë të rëndë, morale institucionale, ekonomike. Ndërmarrjet tona janë gati me u mbyll për shkak të politikave të mbrapssha dhe baltosje së çka do që është e jona”, ka thënë ai.

Gjini ka kritikuar Kurtin edhe për mos konstitumin e institucioneve, duke thënë se nuk po i lë deputetët të kryejnë detyrën të cilën ia ka dhënë populli.

 

Reklamë