×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Takimi me presidenten

    Haradinaj: 21 dhjetori data e duhur për zgjedhje të reja – AAK qëndron për qeveri të opozitës

    Reporteri
    20 Nëntor 2025 | 11:52

    Pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se data 21 dhjetor është data e duhur për zgjedhjet e reja, shkruan Reporteri.net.

    Ai madje kritikoi Glauk Konjufcën që priti 15 ditë, kur veç e dinte që nuk i kishte numrat.

    “Koha ka kaluar, kemi ardhur në ditën e sotme. Unë kam shprehur kritikë për mandatarin e dytë pse me prit 15 ditë. Ka mujt një javë nëse e ka ditë që si ka votat. S’ka pas arsye mu thirr seanca ditën e fundit, pse se kanë thirrë para një jave, në mënyrë që të ketë mundësi koordinimi”, tha Haradinaj.

    Në zgjedhjet e ardhshme ai tha se qëndrimi i AAK-së nuk ndryshon, janë për qeveri të opozitës.

    “Ne qëndrojmë për qeveri të opozitës, kjo nuk ndryshon. Kemi bërë përpjekje të vazhdueshme që opozita ta gjeje një formulë për të ecur përpara. Besoj që shumë zhvillime e ka rënduar jetën e qytetarëve, janë tepër serioze. Duhet të reflektojmë, secili nga ne. S’ka të bëjë me vija të kuqe, por duhet të reflektojmë. Nuk e kemi lluksin që pas zgjedhjeve të ardhshme me u sjell sikur tash”, tha Haradinaj.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!