×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Gjenden dy persona pa shenja jete, një në Prishtinë dhe tjetri në Prizren

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 9:07

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një person në Prishtinë i cili është gjetur dje në mëngjes i shtrirë për toke, e që i njëjti më pas ka vdekur në QKUK, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme rreth orës 11:30. I njëjti është shtetas i Serbisë dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

    Njoftimi i policisë:

    HETIM I VDEKJES

    Prishtinë / 04.05.2024 – 07:40. Raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Sipas dëshmitarit, viktimën e ka gjetur të shtrire në tokë, i njëjti e ka njoftuar emergjencën të cilët e kanë marrë personin dhe e kanë dërguar në QKUK, ku dhe ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
    HETIM I VDEKJES

    Prizren / 04.05.2024 – 11:31. Pas pranimit të një informate për një person pa shenja jete, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull shtetas i Serbisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!