×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Të dhënat e fundit

    INSTAT publikon shifrat për 2024, gati 5 mijë qytetarë të Kosovës morën leje qëndrimi në Shqipëri

    Reporteri
    25 Gusht 2025 | 16:40

    Rreth 22 mijë të huaj jetojnë dhe punojnë në Shqipëri gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të INSTAT mbi lejet e qëndrimit. Shtetasit nga Kosova dhe Italia dominojnë listën e të huajve në vend, me qytetarët e Kosovës që përbëjnë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore të huaj.

    Sipas të dhënave të INSTAT  4 mijë e 592 qytetarë të Kosovës punojnë në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Po ashtu sipas këtyre të dhënave në Shqipëro punojnë edhe 3 mijë e 763 italianë.

    Ndërkohë, INSTAT tregon një rritje të ndjeshme të emigrantëve nga vendet e Oqeanisë (+23.4%) dhe India (+20%). Aktualisht, në Shqipëri jetojnë më shumë se 1.500 indianë dhe mbi 1.000 filipinas, shumica e të cilëve punojnë në sektorët e hotelerisë, ndërtimit dhe punë të ngjashme elementare.

    54% e të huajve në Shqipëri janë të punësuar, ndërsa 62% janë meshkuj dhe pjesa tjetër femra. Mosha që dominoi më shumë ishte ajo mes 30 dhe 39 vjeç.

    Një zhvillim pozitiv është edhe ulja e ndjeshme e numrit të të huajve të parregullt. Gjatë vitit 2024 u identifikuan 1.540 raste të tilla, shumë më pak se 6.630 persona në vitin 2023.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!