Ish kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ka njoftuar se është nisur për në Hagë ku më 17 nëntor ndaj tij, Hashim Thaçit dhe të tjerëve do të shpallet aktgjykimi për rastin e administrimit të drejtësisë, shkruan Reporteri.net.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se pret drejtësi.
Tutje, ai thotë se si do që të jetë, përjetësisht do të jetë Çlirimtarë.
“Sot po nisem për në Hagë! Me 17 nëntor e kemi verdiktin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pres drejtësi! Sido që të jetë,gjithmonë-përjetësisht do të jem me Çlirimtarët”, ka shkruar ai.