Kompania furnizuese me energji elektrike, KESCO, ka parashtruar kërkesën për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.3 për qind për vitin 2026 në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.
ZRRE do të shqyrtojë këtë kërkesë dhe do të marrë vendim nëse do ta pranojë ose jo.
KESCO tha se kërkesa u bë “pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme, kërkesa e FSHU-së për të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026 është 528.78 milionë”.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte vendosur 28 janarin si afat për dorëzimin e aplikimeve fillestare nga operatorët e sektorit të energjisë në kuadër të procesit vjetor të shqyrtimit të tarifave.
ZRRE pritet të marrë vendimin përfundimtar para fundit të muajit mars, ndërsa tarifat e reja të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi më 1 prill.
ZRRE në prill të vitit 2025 mori vendim që ta shtrenjtojë rrymën për të gjithë konsumatorët për 16.1%.
/Reporteri.net/